Një ngjarje h orro r është raportuar në Spitalin e Strugës, ku një nëne të re nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut i janë hequr tre organe, pas lindjes.

Ngjarja ka ndodhur pak muaj më parë dhe ka tro ndi tur mbarë vendin, ndërsa autoritetet kanë reaguar vetëm një ditë më parë, duke shkarkuar drejtorin e spitalit, Muhamed Asani. Lajmin e ka dhënë ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp.

Advertisements

“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën e ardhshme”, ka thënë ministri Filipçe.

Ministri është shprehur se ka marrë edhe vendim për të formuar komisionin e ri për rastin e nënës nga Dibra, të cilës, pas lindjes, tre organe të shëndetshëm i janë hequr.

“Dje mora vendim për të formuar një komision të ri. Kjo është një mundësi ligjore që ka Ministria e Shëndetësisë. Komisioni i parë u krijua gjithashtu me kërkesë të MSH-së, por atëherë përmes Dhomës Mjekësore, por duke i pasur parasysh disa ndërhyrjet dhe kërkesat që kishte së pari nga familja e nënës, pastaj nga disa institucione, të tilla si Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mora vendim për të formuar komision tjetër, i cili do të drejtohet nga drejtorët e Klinikave të Urologjisë, KARIL, gjinekologji, drejtoreshës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të cilët do të duhet të bëjnë analizë të rastit”, ka shtuar ministri.

Advertisements

Ndërkohë, gazetari i “News24” dhe “BalkanWeb”, Enver Doçi, arriti të kontaktojë me banorë të zonës, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, të cilët pohuan të tro ndi tur se ngjarja ka ndodhur, por ata sqaruan se për heqjen e organeve nga trupi i të resë, përkatësisht veshka, tëmthi dhe një organ tjetër, ka firmosur vetë bashkëshorti i vi kt im ës, pasi mjekët i kanë thënë se të ndjerës i duheshin hequr organet, në mënyrë që t’i zgjatej jeta.

Nga ana tjetër, i kontaktuar nga gazetari Enver Doçi, kreu i Komunës së Strugës, Ramiz Merka, tha se akuzat e ngritura nga maqedonasit ndaj drejtorit të Spitalit të Strugës nuk janë të vërteta, pasi sipas tij, ai është gjinekolog dhe si i tillë nuk heq organe, pasi kjo e fundit është një detyrë e kirurgëve. Gjithashtu, Merka theksoi për gazetarin e “BalkanWeb” se shkaku i shkarkimit të Muhamed Asani nga Spitali i Strugës është një klinikë që ai kishte te shtëpia e tij dhe që e kishte të palicensuar.

Në një reagim të gjatë në “facebook”, pas shkarkimit nga detyra, ish-drejtori i spitalit, Muhamed Asani, jep versionin e tij mbi ngjarjen, duke pranuar heqjen e veshkës, por që sipas tij “Dua të theksoj dhe sqaroj njëherë e mirë, se gjinekologu NUK HEQ VESHKA. Një aludim ky i bërë nga disa portale e individë të cilët, ose nuk e kanë absolutisht idenë e mjekësisë, ose e thonë vetëm për qëllime tendencioze. Heqja e veshkës është bërë nga ana e kirurgëve të cilët kanë patur indikacion për atë veprim, sepse vetëm duke sakr ifi kuar veshkën kanë pasur mundësinë të ndalojnë hemoragjinë që vinte nga aty (kjo është lehtësisht e verifikueshme në të gjitha dokumentacionet)”

Reagimi i plotë i ish-drejtorit të spitalit:

Deri më sot kam heshtur, jo se nuk kisha ç’të thoja dhe as se nuk e kisha ndërgjegjen e qetë, siç mund të kenë menduar disa! Kam heshtur vetëm në respekt të vendimit të autoriteteve ligj-zbatuese. Pra, edhe pse jam vendosur përballë sulmeve të drejtuara ndaj meje ligësisht dhe në mënyrë krejt të qëllimtë, kam menduar se do ishte e arsyeshme të flisnin më parë institucionet përgjegjëse.

Por vërej që kjo heshtje mund të jetë keqinterpretuar nga një pjesë e publikut.

Është mjaft e dukshme që e gjithë kjo batërdi me sulme të njëpasnjëshme nga individë dhe portale që nuk më njohin as mua personalisht dhe as punën time, duke përjashtuar këtu mediat serioze, është thjesht dhe vetëm një su l m i iniciuar nga aku za të njerëzve që janë nxitur nga konkurrenca dhe individë me frymë anti-shqiptare nacionaliste. Pavarësisht se në dukje është një sulm për pozicionin tim si mjek, në fakt ishte një sulm i mirëfilltë për pozicionin tim si drejtues i Spitalit të Strugës, pozicion të cilin unë e mbajta me meritë dhe duke përmbushur të gjitha kriteret, prej më shumë se një viti.

Në lidhje me rastin e publikuar në media, janë thënë e stërthënë gjëra të cilat vetëm imagjinata e dikujt që do me çdo kusht të gjejë një fajtor mund t’i thotë.

Pacientja është pranuar në spital dhe është bërë përgatitja për operacion sipas të gjitha protokolleve. Ka qenë operacioni i dytë Cezarian dhe dihet që pasi është kryer më parë një operacion, rre ziq et edhe komplikimet shtohen në ndërhyrjen pasardhëse. Pacientes i është shpjeguar procesi i operacionit, rreziqet edhe komplikimet që mund t’i vinin gjatë dhe pas operacionit dhe ajo me vetëdije të plotë i ka pranuar dhe ka nënshkruar për këtë gjë.

Në periudhën post-operatore ka qenë nën kontroll të vazhdueshëm çdo ditë prej ekipeve kujdestare (nga dy mjekë specialistë gjinekologë dhe katër motra akushere çdo ditë), të cilët kanë vërtetuar gjendjen stabile të pacientes. Në ditën e pestë post-operatore pacientja ka pësuar një komplikacion të menjëhershëm (hemoragji abdominale) duke çuar deri në sh ok hemoragjik, gjendje shumë serioze dhe e rëndë që rre zikon jetën e pacientes, nëse nuk bëhet një ndërhyrje adekuate dhe e shpejtë. Urgjentisht hymë në sallë të operimit një ekip i përbërë nga dy gjinekologë, dy kirurgë dhe dy anestezistë, pra një grup mjekësh të specializuar, duke punuar secili në fushën tonë. Pas një pune të jashtëzakonshme, e cila zgjati plot 8 orë, arritëm të shpëtonim jetën e pacientes.

Dua të theksoj dhe sqaroj njëherë e mirë, se gjinekologu NUK HEQ VESHKA. Një aludim ky i bërë nga disa portale e individë të cilët, ose nuk e kanë absolutisht idenë e mjekësisë, ose e thonë vetëm për qëllime tendencioze. Heqja e veshkës është bërë nga ana e kirurgëve të cilët kanë patur indikacion për atë veprim, sepse vetëm duke sakrifikuar veshkën kanë pasur mundësinë të ndalojnë hemor agjinë që vinte nga aty (kjo është lehtësisht e verifikueshme në të gjitha dokumentacionet).

Puna e bërë gjatë këtij operacioni është një punë e vështirë, që mund të bëhet në klinika më të specializuara, por me një përkushtim dhe këmbëngulje nga i gjithë ekipi, ne e përfunduam me sukses. Më pas pacientja u dërgua në klinikën intensive për trajtim të mëtejshëm dhe evaluim.

Në momentin e parë të pranimit të pacientes në klinikë, doktorë dhe specialistë nga ai spital dhanë një vlerësim maksimal për punën e kryer nga ana jonë.

Profesionalizmi ynë për shpëtimin e jetës së pacientes u vërtetua edhe nga komisioni i formuar nga Oda e Mjekëve, e cila, e urdhëruar nga Ministri i Shëndetësisë, krijoi menjëherë një komison ekspertësh, i përbërë nga pesë specialistë të fushave të ndryshme, të gjinekologjisë, kirurgjisë, urologjisë dhe anesteziologjisë. Pasi është hetuar detajisht rasti në fjalë, është arritur me një konkluzion dhe vendim se: Nuk ka ndodhur asnjë shkelje gjatë intervenimit, asnjë gabim mjekësor gjatë operacionit dhe se çdo veprim është kryer sipas protokollove mjekësore.

Ajo ç’ka mund të them unë personalisht, është që nuk e besoj se ekziston ndonjë mjek që do të dëshironte që gjendja shëndetësore e një pacienti të komplikohej gjatë kurimit të tij, apo akoma më keq, t’i vdiste në dorë gjatë një operacioni. Por ja që, sado përkushtim dhe dëshirë të ketë një mjek gjatë kryerjes së detyrës, nuk është gjithçka në dorën e tij.

Sigurisht që mund të ketë edhe mjekë neglizhentë në punën e tyre, por kushdo që më njeh mua, e di mirë se unë nuk bëj pjesë në këtë kategori. E kam treguar me punën time për më shumë se 30 vjet në shërbim të pacientëve të mi, ku në çdo moment të punës sime kam punuar me profesionalizëm dhe përkushtim, duke vënë mbi gjithçka jetën e pacientit. Kam sakrifikuar shpesh herë orët e mia të pushimit, kohën me familjen, me fëmijët e mi, për të qenë në shërbim të çdokujt që ka pasur nevojë për mua. Në gjithë punën time mbi 30-vjeçare, këta individë e portale, (apo më mirë faqe interneti që hapen pa kriter), më vendosin përballë dy rasteve fatkeqësish duke më aku zuar si kr imi nel.

Në rastin e pacientes nga Dibra, unë e kuptoj dhimbjen e familjarëve dhe e di që në raste të tilla, kur i ndodh një fat keqësi, njeriu kërkon gjithmonë të gjejë me patjetër një fajtor, por duhet të dini se gjatë punës sime unë nuk kam bërë asnjë fa j, asnjë shkelje. Më vjen vërtetë keq që pacientja u përball me një fat keqësi të tillë, por menjëherë pas operacionit familjarëve të saj u është bërë e qartë gjendja e pacientes dhe arsyet se pse ne si ekip mjekësh vepruam në atë mënyrë. Informacionin profesional dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë rast ua kam dorëzuar autoriteteve dhe do të respektoj çdo vendim të tyre.

Ajo që më vjen keq është shfrytëzimi dhe përdorimi i fat keqësive të këtyre pacientëve nga kundërshtarët e mi, si dhe nga portalet që duan të marrin sa më shumë klikime, pa marrë parasysh se cë nojnë reputacionin tim si mjek, por ajo çka mund t’u them është vetëm kjo:

Unë e kam ndërgjegjen time shumë të qetë, sepse e theksoj sërish se në çdo moment kam punuar me profesionalizëm dhe përkushtim.

Këtë mund ta vërtetojnë me mijëra pacientë të mi ndër vite, të cilët edhe sot nuk reshtin duke më falenderuar sa herë më hasin në rrugë apo në spital.

Unë i jam mirënjohës gjithësecilit prej tyre, sepse besimi dhe mbështetja që ata më japin është shtysa kryesore për vazhdimin e punës sime me korrektësi dhe dashuri!

Faleminderit!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP