Autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në rrjete sociale, me rastin e 8 Marsit. Një ndjekëse e ka ofenduar dhe mes të tjerash i ka shkruar: “8 Marsin tjetër e hëngsh në dhe”.

Pasi ka bërë publik këtë mesazh, Olsa ka shkruar se do donte ta festonte këtë ditë, por në fakt gratë janë të parat që nuk duan njëra-tjetrën. Ajo ka shtuar se gruaja që i ka nisur një mesazh të tillë, as nuk e njeh.

Advertisements

“Doja shumë të festoja këtë 8 mars, por ne vajzat dhe gratë jemi të parat që nuk duam njëra-tjetrën. 8 marsin tjetër e hëngsh në dhe, nuk di Zot i madh mëshirë. Kjo është një grua se di a është nënë, e shihe pak me çfarë urrejtje ka ndaj meje, nuk më njeh fare po fare”, ka shkruar Olsa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP