Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare, Fejzi Alushi mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës i cili ishte infektuar me COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Mjeku Alushi ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie si dhe ka botuar disa libra në fushën e mjekësisë.

Advertisements

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….

I paharuar qofte kujtimi i Tij ! Eksperienca Akademike Mesimedhenje 1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Studime Universitare dhe Grada Akademike 2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë. 1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi 2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II 2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I 2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia Eksperienca Profesionale Mjeksore, 2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë. 1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist”, thuhet në postimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP