TIRANË– Infermierja Geralda Alsula është në pritje të ëmbël, por që nga dita e parë që ka marrë vesh që është shtatzënë nuk e ka hequr bluzën e bardhë.

Në një status në profilin e saj në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shkruan se Alsula shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në Spitalin Infektiv, dhe se pavarësisht gjendjes nuk e ka ndalur punën në asnjë moment.

Advertisements

“Prej ditës së parë të epidemisë në vend, Geralda Alsula shërben në repartin e vështirë të reanimacionit në Spitalin Infektiv. Me përkushtim e sakrificë, Geralda nuk e ka ndalur për asnjë moment punën, sot e gjithë ditën, teksa është në pritje për t’u bërë nënë,”- shkruan ministrja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP