Shkencëtarët kryesorë, qeveria britanike dhe autoriteti rregullator i barnave shprehen se vaksina e AstraZeneca nuk ka lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut, në pikun e valës së vendeve të BE-së që pezullojnë përdorimin e vaksinës për shkak të frikës .

Nuk ka ‘asnjë provë’ se vaksina Oxford dhe AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut, thanë shkencëtarët në përgjigje të frikës dhe bllokimit që shumë vende evropiane kanë bërë.

Advertisements

Të paktën pesë vende të BE-së dhe Tajlanda kanë ndaluar përdorimin e vaksinës ndaj anëtarëve të publikut pas raporteve se ajo mund të shkaktojë mpiksje pasi e kanë pasur në disa kombe.

Madje ata u shprehën të shqetësuar nga vendimi i qeverive evropiane për të ndaluar vaksinimet, ishte tejet i rrezikshëm.

Britania ka përdorur më shumë doza të vaksinës AstraZeneca se kudo tjetër në botë dhe nuk ka pasur asnjë shenjë të rritjes së rasteve të mpiksjes së gjakut.

Advertisements

Profesori Anthony Harnden, nga komiteti zyrtar i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, tha se kishte prova se vaksina do të shpëtonte jetë nga Covid por asnjë provë që mund të çonte në mpiksje të gjakut.

‘Rreziqet e mos vaksinimit kundër COVID-19 tejkalojnë rreziqet nga vaksinimet’

Profesori i Oxford, Andrew Pollard, tha se ka 3,000 mpiksje gjaku çdo muaj në kohë normale, kështu që nuk ështe e pazakontë që disa njerëz të kenë një gjendje të tillë. Dhe njerëzit që marrin vaksinat e para janë në rrezik më të lartë se mesatarja e mpiksjes sepse ata janë më të moshuar ose me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të gjithë duhet ta marrin vaksinën antiCovid të AstraZeneca-s, pavarësisht se disa vende të BE-së e kanë ndaluar përdorimin e saj mes shqetësimeve rreth rrezikut të mpiksjes së gjakut, njoftoi sot edhe Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore e Britanisë së Madhe (MHRA), sipas BBC.

“Provat nuk sugjerojnë se vaksina shkakton mpiksje gjaku”, tha MHRA. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë arsye për të ndaluar përdorimin e saj.

Nga ana tjetër, prodhuesi i AstraZeneca-s ka shtuar se nuk ka prova të një lidhjeje mes vaksinës dhe trombozës.

“Njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën e tyre Covid-19, kur u kërkohet ta bëjnë këtë. Ne po rishikojmë nga afër raportet, por duke pasur parasysh numrin e madh të dozave të administruara dhe frekuencën në të cilën mpiksjet e gjakut mund të ndodhin natyrshëm, provat në dispozicion nuk sugjerojnë se vaksina është shkaku” , theksoi kreu për sigurinë e vaksinave në MHRA, Phil Bryan.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), që po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, tha se “përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj”

Danimarka, Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Republika e Irlandës dhe Tajlanda kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve në lidhje me mpiksjen e gjakut.

Agjencia Evropiane e Barnave ka marrë 30 raporte të njerëzve që kanë zhvilluar mpiksje gjaku brenda disa ditësh nga bërja e vaksinës, nga gjithsej pesë milion njerëz.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP