Në fillim të muajit shkurt, Rita Ora u largua nga Londra duke fluturuar në Australi, aty ku është bërë pjesë e “The Voice”, ndërsa nuk ka interpretuar edhe në një koncert, gjë që do të ishte e pamundur në pjesë të tjera të botës në këtë moment për shkak të pandemisë.

Pak kohë pasi këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore u zhvendos në kontinentin e Australisë u konfirmua edhe lajmi i ndarjes së saj nga i dashuri i saj Romain Gavras, një regjisor greko-francez.

Advertisements

Këto tashmë duket se i përkasin së shkuarës dhe veç angazhimeve në “The Voice” e në koncerte, Rita Ora ka nisur të marrë edhe rrezet e para të diellit në Australi. Së fundmi, këngëtarja 30-vjeçare është fotografuar teksa qëndron pranë pishinës në hotel. E veshur me bi kini, Rita dukej e mrekullueshme. Një “jetë e re” ka nisur për të tashmë në Australi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements