Përdorimi pa kriter i antibiotikëve për personat e infektuar me COVID-19, është kthyer në një problem shqetësues. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se duhet evituar përdorimi i tyre që në ditët e para të fazës virale.

“Kemi një mbipërdorim, kemi një përdorim shumë herët të antibiotikëve. Do të thotë që në fazat e parë, që në ditët e para, që në fazë virale përdoren antibiotik më shumicë. Fatkeqësisht nuk përdoren vetëm nga popullata vet por përshkruhen në shumë raste dhe nga mjek. Është për tu evituar sepse e dimë që antibiotiku nuk i bën asgjë virusit dhe fazës virale. Nëse mbivendoset infeksioni bakterial, nëse vendoset pneumoni bakteriale atëhere po antibiotiku është i përshtatshëm, duhet të përshkruhet gjithmonë nga mjeku”-u shpreh epidemiologu.

Advertisements

Një tjetër problem thotë Alimehmeti është dhe përdorimi i kortizonikëve.

“Kortizoniku i filluar herët është risk i shtuar për pacientin, duhet të niset kur ka nevojë trupi për të marrë oksigjen nga jashtë. Deri në atë moment kortizoni bën më shumë dëm se mirë. Kortizoniku ul përgjigjen imunitare të trupit e cila është shumë e rëndësishme në përgjigjen ndaj virusit gjatë fazës virale, ku të themi të drejtën zgjidhet shumica dërrmuese e rasteve. Kemi dhe një risk të dytë që kortizonikët rrisin tensionin, rrisin sheqerin në gjak, mund të bëjnë që të shpërthejnë situata të tjera”-shpjegoi Alimehmeti.

Sa i përket situatës aktuale në vend, epidemiologu tregon se rënia e shifrave të të infektuarve ishte e pritshme, dhe pritet të vijojë dhe në muajt e ardhshëm.

Advertisements

“Me ngohjen e motiti, me uljen e reshjeve, bën që njerëzit të fillojnë të qendrojnë në ambiente të hapura më shumë, të kenë ajrosje të ambienteve të brendshsme se dhe kjo është shumë e rëndësishme, si rrjedhojë rënie të infektimeve të reja dhe kjo ishte e pritshme. Presim që kjo të vazhdojë në pranver por kujdes, nuk është zhdukje, shifrat mbeten akoma të rëndësishme”- tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Për të shmangur gurmbullimet gjatë procesit të vaksinimit, Alihmehmeti thotë se duhet të ketë një sistem të kompjuterizuar për lajmërimin e qytetarëve.

“Personit ti shkojë orari, data dhe vendi i saktë në mënyrë të përshkallëzuar, në mënyrë që mos të kemi të gjithë njerëzit në të njëjtin orë në të njëjtin vend. Duhet të evitojmë sa më shumë sepse aty është vend grumbullimi dhe cdo lloj grumbullimi pavarësisht arsyes kthehet në risk”-tha Alimehmeti.

Deri më tani në vendin tonë janë përdorur 24,653 doza të vaksinës antiCOVID.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP