Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë publike shifrat sa i takon situatës së koronavirusit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2301 raste të reja me Covid dhe 41 humbje jete, numër ky rekord sa i përket jetëve të humbura brenda një dite. Në Greqi janë në total 203.978 raste të reja dhe 6705 humbje jete si pasojë e virusit famkeq.

Advertisements

Ndërkohë autoritetet në vendin fqinj kanë ngritur alarmin pasi në Athinë janë zbuluar dy raste që janë të infektuar me mutacionin e Covid, atë të Afrikës së Jugut dhe atë të Brazilit.

Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Sipas ekspertëve më shqetësues është fakti se variantet e reja e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.

Advertisements

Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka regjistruar 722 raste të reja dhe 9 viktima në vetëm 24 orë, duke e çuar në 106.832 numrin total të të prekurve dhe 3185 atë të humbjeve te jetes, që nga fillimi i pandemisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP