Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Pallati me Shigjeta – TEG”, pranë Komunës së Parisit, ku një automjet pasi ka goditur ndarëset e autostradës, ka përfunduar me goma përpjetë.

Siç shihet nga fotot e mëposhtme, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa aksidenti krijoi edhje trafik në këtë aks rrugor.

Advertisements

Fotot janë shkrepur nga fotoreporteri i LSA, ndërsa nuk ka ende informacione nëse ka të lënduar apo jo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements