
Ditën e sotme është testuar Aeroporti i Ri Ndërkombëtar i Kukësit ku një avion ka bërë provat për pistën e re. E pranishme ka qenë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo sqaroi se avioni nuk do të ulej në pistë, por do të fluturonte shumë pranë tokës, procedurë kjo në kuadër të testimeve.
Ministrja tha se kjo provë kaloi me sukses, e ndërsa shtoi se po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri.
Advertisements
“Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Kukësit nisin testimin e uljes së avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri Avionët e testimeve janë 3D natyrisht, për të gjithë miqtë demokratikas këtu që shajnë e përqeshin me pasion“, ka shkruar kryeministri Rama, duke mos lënë pas edhe ironinë kundrejt opozitës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!