Ata nuk do të lejojnë lojtarët që aktivizohen në Francë, ku bëhet fjalë për 3 futbollist të formacionit, që të aktivizohen me ekipit përfaqësues për ndeshjet në vendet jashtë BE-së

KOSOVE – Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina mund të mungojnë në sfidat kundër Suedisë dhe Spanjës. Ekipet e Ligue 1 dhe Ligue 2 kanë vendos unanimisht të mos i lejuar lojtarët që luajnë për kombëtaret e tyre, jashtë zonës së BE-së. Lajmin e ka konfirmuar për “Gazetën Express” drejtori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Advertisements

“Është një lajm shumë shqetësues për ne, sepse në Francë kemi tre lojtarë të rëndësishëm, Zenelin, Berishën e Celinën. Të shohim deri nesër se çka do të ndodh më saktësisht, por FIFA e pati marr një vendim më moti shkaku i pandemisë te cilin tani po mendojnë ta shfrytëzojnë klubet franceze të cilët janë mbledhur bashkërisht si ligë që të mos i lejojnë lojtarët e tyre”, deklaroi drejtori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements