Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga Dogana e Qafë Thanës.

ARRSH shprehet se ka arritur që të pastrojë rrugën nga prezenca e borës, duke shtuar se vazhdon puna për shkrirjen e ngricave.

Advertisements

“Qafë Thana sot. Rruga është e pastruar pa prezencë bore, vazhdon puna për eliminimin e ngricave 🚜#ARRSH #MIE”, shkruan ARRSH.

Pika kufitare e Qafë Thanës ishte ndër akset më problematike, të bllokuara për shkak të situatës së motit të keq.

“Balkanweb” ka raportuar se shkak për trafikun e rënduar të makinave në këtë pikë kufitare ishte moti i keq, por edhe aksidentimi i disa mjeteve në këtë aks rrugor.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP