Një berber në Boston të SHBA-së aksidentalisht ka rënë mbi një palë gërshërë të mëdha për pre rjen e flokëve gjatë një “aksidenti shumë të çuditshëm” javën e kaluar.

Sipas mediave të huaja, Steve Silva po priste flokët e një klienti të premten e kaluar kur ai rrëshqiti dhe ra në tokë, duke bërë që gërshërët e mëdha t’i shpo nin gjoksin, thanë raportet.

Advertisements

Ai u pa në pamjet e sigurisë duke u rrëzuar ndërsa dy bashkëpunëtorë nxituan për ta ndihmuar.

Ata u desh që të reagonin fuqishëm me “peshqirët e letrës” dhe të ushtronin presion në pla gë, tha pronari i dyqanit, Robert Dello Russo.

“Pashë shumë gj ak që po dilte, kur hodha sytë poshtë”, është shprehur Silva.

Advertisements

“Pashë klientin tim dhe i thashë: ‘Unë mendoj se thjesht kam god itur veten me th ikë’”.

“Ne nuk ishim të sigurt se sa serioze ishte derisa të dëgjonim se ata duhej të kryenin një operacion me zemër të hapur mbi djalin tonë”, thanë të afërmit e berberit. Ndërkohë një mjek i tha mediave se gërshërët e mëdha për pak sa nuk e kishin god itur në zemër Silvan.

“Ai është në gjendje të qëndrueshme, ata e zhvendosën atë jashtë Kujdesit Intensiv”, ka thënë Dello Russo. “Por ai nuk do të jetë atje për të paktën dy javë”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP