foto ilustruese

Pasi nëna e tij humbi jetën nga Covid-19, djali i saj i identifikuar si Mirko Marsella kishte shkuar për të mbledhur sendet personale, por në qesen plastike kishte vetëm disa veshje, por mungonin vathët e shtrenjtë.

Advertisements

E moshuara ishte e shtruar në pavijonin Marchiafava në spitalin San Camillo, në Romë.

“Ajo që ndodhi me ato vathë është një mister. Unë kam prova që nëna ime hyri në spital me ato vathë. Sa herë që më dërgonte foto nga spitali, ajo i kishte ato”,- tha Marsella.

Sipas tij, dikush ia kanë hequr në momentin që ka ndërruar jetë. Por djali nuk ka ndaluar me kaq dhe e ka dërguar çështjen e tij në spital.

Advertisements

“Unë nuk e firmosa fletën ku duhet të kisha konfirmuar praninë e të gjitha sendeve personale të nënës sime. Unë mblodha sendet e tjera, po përgatis një letër dhe nesër në mëngjes do të shkoj të paraqes një ankesë: ato vathë prej ari të bardhë, të cilat kishin një diamant të vogël, ishin një dhuratë dhe thoshte që donte t’i mbante me vete edhe në ark ivol”,- tha Marsella, i cili pretendon se ia kanë vje dhur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP