Pak ditë më parë, Fjoralba Ponari njoftoi se është infektuar për herë të dytë me Koronavirus dhe është izoluar në shtëpi. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit ajo ka treguar se sot ndihet më mirë, por kolla po “i merr shpirtin”.

Më tej, Fjoralba ka rrëfyer se ka humbur shijen dhe nuhatjen. Për këtë arsye ajo ka rënë dhe nga pesha.

Advertisements

Teksa një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse i dhembin kockat, moderatorja ka shkruar se katër ditët e para kanë qenë më të vështira dhe me shumë dhimbje. “4 ditët e para që kur më nisën simpomat, kam pasur dhimbje aq sa nuk flija dot…kam 2 ditë që jam pak më e qetë dhe po e marr veten”, i është përgjigjur ajo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP