Mjekja e Spitalit Infektiv Migena Qato, e akuzuar nga motrat Lalo pak ditë më parë, se nuk i ka bërë shërbimin e duhur mjekësor babai të tyre Rifat Lalo, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë nga Covid-19.

Në një intervistë për News24, Qato u shpreh se pacienti Lalo ka marrë të gjithë shërbimin e nevojshëm që nga momenti që është paraqitur në ambientet e spitalit. Sipas saj pacientit i është bërë skaneri dhe të gjitha procedurat e tjera të Covid-19.

Advertisements

Ndërkohë Qato thotë se nuk ka munguar komunikimi në mënyrë të vazhdueshme me motrat Lalo, për t’i njoftuar për gjendjen e babait të tyre. Kujtojmë se mjekja i ka denoncuar në polici dy motrat për përhapje të informacioneve të rreme.

“Kërkesa e tyre ka qenë shumë e dyzuar për të marrë babain nga spitali. Në një moment kanë thënë që duan të marrin babain dhe më pas nuk e kanë marrë. Pastaj ndërhynin edhe me konsultat që merrnin nga mjekët jashtë Shqipërisë. Gjithçka e kam paraqitur në dëshminë e dhënë. Pacienti ka shkelur në urgjencën e Infektivit në orën 16:30 dhe ka filluar menjëherë trajtimi.”- është shprehur Qato, ndërkohë që në lidhje me akuzat e motrave Lalo,, nëse kanë gënjyer në atë që kanë dëshmuar, tha:

“Absolutisht jo. Nuk dua të përkufizoj fjalë si të gënjeshtërta. Është mendimi i tyre. Pacienti është menaxhuar siç e do protokolli Covid, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Me zonjat në fjalë, për më pak se tepër se 40 minuta kam qenë në komunikim intensiv më tepër se 5 herë. Aty nuk është një vend që mund të rrish t’i përgjigjesh telefonit, por është një vend që duhet të vraposh për të shpëtuar jetë. Nëse do të shikoni kartelën çdo gjë është bërë sipas protokollit. Kartelën nuk e kam unë, e disponon shërbimi, nuk i është mohuar e drejta askujt për të marrë kartelën. Me aq sa patëm mundësi neve, pacienti erdhi në gjendje të rëndë dhe si i tillë pati një fatalitet të shpejtë. Doja të bëjë një apel që nëse mundemi që ta ndalojmë këtë virus është parandalimi. Për ta bërë këtë është paraqitja sa më parë pranë spitaleve.”

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP