Albërie Hadërgjonaj është ndër ato personazhe që asnjëherë nuk nguruar të flasë hapur me publikun edhe për jetën e saj private.

Herë pas here në intervista të ndryshme e kemi dëgjuar të flasë për historinë e jetës së saj, lindjen e vajzave të saj në moshë të re dhe divorci me ish-bashkëshortin.

Advertisements

Në një intervistë të pak kohëve më parë, këngëtarja ka treguar se ajo është ndarë për shkak të tradhëtisë së vazhdueshme dhe kjo e ka lënduar shumë.

Megjithatë tashmë ajo është një femër e pavarur dhe ja ka dalë mbanë e vetme në çdo hap.

Por e ftuar së fundmi në emisionin NIN Albërija ka treguar kësaj radhe shkakun e veprimeve të ish-bashkëshortit.

Advertisements

“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe u bë shumë i fuqishëm dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh. Sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht tundohesh kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, ajo u shpreh se ndonëse edhe mund të ketë ndonjë lidhje dashurie në të ardhmen, për t’iu mos bërë barrë vajzave të saj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP