Të moshuarit në qytetin e Elbasanit janë revoltuar pas deklaratave të kryeministrit Edi Raam se të parët që do të vaksinohen nga të moshuarit janë personalitetet. Në prononcimet për FaxWeb, të moshuarit e Elbasanit shprehen se kjo ndarje është diskriminuese dhe aspak e drejtë për ta.

Ka nga ata që shpresojnë që deklarata e kryeminsitrit të jetë një lapsus nga ky i fundit, ndaj shpresojnë që ai ta sqarojë në vijim, ndërsa të tjerë shprehen se duhet të vaksinohen të gjithë, ose asnjë.

Advertisements

“Po ne të tjerët të vdesim ne, ne kemi ndërtuar uram fabrika, kemi tharë këneta, po të kishin punuar ato kuadrat e larta nuk kishte ikur e gjithë rinia në emigracion,”– thotë njëri prej tyre.

“O të gjithë o hiç, njeri është dhe ai që është më i madh se 80 vjeç dhe më i vogël, bij nënësh janë të gjithë. Për veten teme edhe unë personalitet janë. Nuk shkon kjo punë, e thënë shkurt,”- vijon një tjetër.

“Keq, fare, sjam dakord fare, smë pyet njeri por sjam dakord, megjithatë unë vetë nuk dua vaksinë. Atij i dhimbset jeta, po neve të thjeshtëve?! Është një shprehje, të them lapsus, nëse e ka shprehur me mendimin e vetë tamam, është komplet gabim,”– thotë dikush më tej.

Advertisements

“Mosha duhet të jetë kategori, nuk e di si e ka mendimin, shteti i di më mirë hallet e veta. Aq vaksina ka marrë, do nisë nga kupola e poshtë. Edhe një kryeministër tjetër të ishte do bënte zgjedhjen e tij,”– shton një tjetër i moshuar.

“Edhe mësuesët keq janë, pastaj të vijë radha e pleqve, ata që janë në moshë të madhe,”- thotë një tjetër..

“Më mirë të bëjmë të rinjtë, se ata të moshuarit kanë mbaruar punë nuk janë për asgjë,”- ijon dhe dikush.

“Duan që të heqin qafe pensionistët, ku e di unë se dhe në rast se e marr vaksinën nuk do kem efekte anësore. Unë mund të vdes pas 6 muajsh, le ta bëjnë njeherë shtetet perëndimore,”- thotë i moshuari.

Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan rezultuan të infektuar 54 persona dhe pati tre viktima. Një ditë më parë, nga Vlora, ishte kryeministri Edi Rama, ai që tha se të moshuarit që do të vaksinohen fillimisht janë personalitetet e më pas të moshuarit e ‘thjeshtë’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP