Në raportin e saj më ri është përmendur se njerëzit që përdorin platformat sociale për lajme, janë më pak të informuar për çështje të mëdha publike dhe janë më të ndjeshëm ndaj thashethemeve.

RAPORTI/ Përdoruesit e rrjeteve sociale mund t’iu besojnë më shumë dezinformimeve

Advertisements

SHBA– Amerikanët, të cilët kanë rrjetet sociale si burimin kryesor të informimit, kanë më shumë mundësi të besojnë në informacion të pakonfirmuar për çështjet si politika dhe sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është thënë në një studim të Qendrës Kërkimore Pew.

Në raportin e saj më ri është përmendur se njerëzit që përdorin platformat sociale për lajme, janë më pak të informuar për çështje të mëdha publike dhe janë më të ndjeshëm ndaj thashethemeve.

Ky raport është publikuar në kohën kur rrjetet sociale janë duke u bërë burim në rritje i informimit.

Advertisements

Raporti i ri thekson se 18 për qind e respodentëve janë informuar më së shumti për çështje politike dhe zgjedhore përmes rrjeteve sociale.

Të njëjtit kanë pasur më pak mundësi që të përgjigjen drejt dhe me fakte për politikë dhe ngjarje tjera, për dallim nga ata që bazohen në media tradicionale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë më të familjarizuar me rrëfime të rreme apo të pavërtetuara për koronavirusin dhe kanë thënë se kanë parë shumë dezinformata për pandeminë, siç janë pretendimet se vitamina C mund të parandalojë infektimin, është thënë në hulumtim.

Raporti është përpiluar pas kryerjes së një serie intervistash me rreth 9,000 të rinj nga nëntori i vitit 2019 deri në dhjetor të vitit 2020.

Shumica e të anketuarve kanë thënë se nuk u besojnë rrjeteve sociale, sidomos Facebook-ut, që është renditur më së keqi në listë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP