Përtej gjithë bujës dhe zhgënjimit të madh që shkaktoi te publiku zbulimi i lidhjes Tea-Beart, duket se të rinjtë po fitojnë zemrat e ndjekësve pak nga pak. Mesa po kuptojmë ‘mllefi’ po zbehet dhe neve s’na ka mbetur zgjidhje tjetër veçse ta pranojmë lidhjen e tyre. Tea dhe Bearti duket se janë të pandarë dhe kalojnë çdo ditë në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa u ndarë. E po ashtu, nuk mungojnë as fotot e videot në rrjetet sociale.

Por, si po e kalon çifti ditën e të dashuruarve? Ashtu siç na paralajmëroi Tea më herët ditën e sotme, dy zogjtë e dashuruar kanë udhëtuar drejt Vlorës. Ka qenë Bearti ai i cili ka publikuar dy video në rrjetet sociale, ku në njërën shihet me Tean e në tjetrën tregon ambientin romantik, zbukuruar me petale trëndafili e tullumbaca. Sa u përket dhuratave që i kanë bërë njëri-tjetrit nuk dimë ende të themi, por le të shpresojmë se do të na tregojnë në vijim.
https://news-31.com/wp-content/uploads/2021/02/StorySaver.Org-beartrexhepi_73383068_537925943794493_5738478040477054774_n-1.mp4?_=1

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP