Cristiano Rolando dhe Lionel Messi, janë dy nga yjet e futbollit që përpos viteve që kanë mbi supe, ende konsiderohen më të mirët në planet.

Megjithatë, vlera e tyre në tregun e transferimeve ka rënë ndjeshëm. Argjentinasi vlerësohet rreth 97 milionë euro ndërsa Ronaldo 73 milionë. “The Sun” shkruan se një kalë garash vlerësohet më shumë se vlera e dy lojtarëve të marra së bashku.

Advertisements

Bëhet fjalë për “Galileon”, nje kalë irlandez që mbizotëroi botën e garave në fillim të mijëvjeçarit. Sidoqoftë, ndryshe nga se ndodh me atletë, vlera e tij është rritur pas përfundimit të karrierës.

Galileo ka një kosto prej 200 milionë dollarë, megjithëse pronarët e tij nuk po mendojnë ta shesin atë.

Gjëja e pabesueshme është që ky kalë 22 vjeç tejkalon vlerën e tregut të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, madje vlen më shumë se të dy së bashku.

Advertisements


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP