Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Vipa të shumtë të skenës dhe ekranit, i kanë dedikuar urime të veçanta kësaj dite mjaft të rëndësishme për kombin shqiptar. Kujtojmë se më 17 shkurt të vitit 2014, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Advertisements

Për këtë ditë të shënuar s’ka munguar as urimi i këngëtares Rina Balaj, e cila sot ka vërtetuar që është një patriote e zjarrtë!Ajo jo vetëm që uroi me fjalë zemre shqiptarët e Kosovës, por tregoi se i ka dedikuar edhe një tatuazh qytetarëve dhe vendit të saj.
Shpallja e Pavarësisë është një datë shumë e rëndësishme pasi është kurorëzimi i një rrugëtimi shumë të gjatë dhe marrja fund e torturave dhe gjenocitit serb, ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës.

Kanë qenë të shumtë vipat që uruan Kosovën shtet të pavarur nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale.
Zjarri, hekurat e burgut dhe fluturat janë enkas për situatën e vështirë të Kosovës në vitin 1999.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë kosovë! Sot më shumë se kurrë, lutem për liri dhe drejtësi për të gjithë ne. (Zjarri, burgu, dhe fluturat i dedikohen të gjithë qytetarëve të Kosovës që i mbijetuan luftës në vitin 1999, vitin kur unë linda.”– shkruan ajo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP