Njeriu mund të udhëtojë në kohë dhe hapësirë duke përdorur forcën e mendjes! Kështu thuhet në një dokument të CIA-s, i cili po shpërndahet me shpejtësi në TikTok. Por për çfarë bëhet fjalë?

Raporti në fjalë daton në vitin 1983 dhe në vitin 2003 u bë e mundur të lexohej nga kushdo. Në të ceket teknika e quajtur “eksperienca e portës hyrëse”. Duket se dokumenti në fjalë është rikthyer në vëmendje dhe ka qenë pikërisht ylli i TikTok-ut, Abigail Carey që është thelluar në detaje. Sipas saj, raporti konfirmon meditimin transhendental dhe hipnozën, si qasje të arsyeshme drejt portës transportuese.

Advertisements

Abigail shprehet se arsyeja përse njerëzit nuk i kanë kushtuar vëmendje konsiston në faktin se dokumenti është “shumë i gjatë”. Ajo sqaron se dokumenti shpjegon gjerë e gjatë se ku shkojmë kur vd esim, çfarë është vetëdija, udhëtimi në kohë dhe se si të dërgojmë mesazhe telepatike.

Në raportin e quajtur “Analiza dhe Vlerësimi i Procesit Arratisje”, autori, Nënkolonel i Ushtrisë Amerikane, Wayne M McDonnell e shpjegon teknikën unike si “një sistem trajnimi”.

McDonnell thote se sistemi është “krijuar për të sjellë forcë të shtuar, fokus dhe koherencë në amplituda dhe frekuencën e daljes së valës së trurit midis hemisferës së majtë dhe të djathtë në mënyrë që të ndryshojë vetëdijen, duke e zhvendosur atë jashtë sferës fizike, për t’i shpëtuar kufizimeve të kohës dhe hapësirës”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP