Për ta kuptuar më mirë koronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test.

Sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër, kërkohen deri në 90 vullnetarë midis moshës 18 dhe 30 vjeç.

Advertisements

Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një “mjedis të sigurt dhe të kontrolluar”.

Projekti është planifikuar të fillojë në javët e ardhshme dhe subjektet nuk do të vaksinohen paraprakisht.

Ndër të tjera, autoritetet duan të zbulojnë se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit, sa e madhe duhet të jetë ngarkesa virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit.

Advertisements

Studimi pritet gjithashtu të luajë një rol qendror në zhvillimin e vaksinave dhe medikamenteve kundër COVID-19.

Qeveria po e financon këtë studim të parë në të gjithë botën me ekuivalentin e 38.6 milionë eurove.

Përdoret patogjeni i koronavirusit, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore.

Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.

Në Gjermani i quajnë jo etike provat dhe ka rezerva mjekësore

Në një studim pasues, subjektet e testit do të vaksinohen me një agjent të ri aktiv dhe më pas do të ekspozohen ndaj virusit.

Në këtë mënyrë duhet të përcaktohen vaksinat më efektive, siç shpjegoi Chris Chiu nga Imperial College.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP