Asnjë ndryshim me renditjen e muajit shkurt për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe kjo e ka një shpjegim. Pavarësisht dy fitoreve rradhazi në Ligën e Kombeve me Kazakistanin dhe Lituaninë, FIFA e ka parë të arsyeshme që kuqezinjtë kanë luajtur me kundërshtarë modestë duke qëndruar në vendin e 66-të, me këtë pozicion, ishte mbyllur edhe viti 2020.

Për shkak të mungesës së ndeshjeve zyrtare në muajt e fundit, edhe kombëtarja e Kosovës ruan vendin e 117-të në renditjen e FIFA-s.Sa i përket 10-shes së parë, për kujtesë, në vendin e parë mbetet Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia e Portugalia.

Advertisements

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP