Përfundimi i pandemisë së koronavirusit është “shumë herë më e lehtë” krahasuar me sfidën që paraqet trajtimi i krizës së ndryshimit të klimës, ka paralajmërua Bill Gates.

Bashkë-themeluesi miliarder i Microsoft ka publikuar një libër të ri, “Si të shmangim një katastrofë klimatike”, ku përcakton urgjencën e adresimit të ndryshimit të klimës.

Advertisements

Në librin e tij, Gates thotë se ai se zgjidhja e problemit të ndryshimeve klimaterike, do të ishte “gjëja më e mahnitshme që ka bërë njerëzimi”.

Në krahasim me këtë sfidë, Gates thotë se përfundimi i pandemisë së COVID-19, është shumë herë më i lehtë.

“Pandemisë do t’i vijë fundi sepse këto v aksina të mahnitshme u shpikën brenda vitit dhe ne po përpiqemi t’i përmirësojmë ato dhe të përshtatemi”, tha ai.

Advertisements

Zgjidhja e ndryshimit të klimës do të kërkojë një tranzicion të madh global drejt energjisë së rinovueshme dhe ndryshime në mënyrën tonë të jetës, thotë Gates, duke shtuar se nuk ka ‘asnjë precedent për këtë’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP