Një tumor në veshkë është hequr nga një “kirurg robot”. Ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë dhe medait shkruajnë se ky është rasti i parë në botë. Siç bëhet e ditur më tej, operacioni u krye të mërkurën në departamentin e urologjisë në Spitalit Molinette.

Aty, shkruan ANSA, është përdorur sistemi robot Da Vinci dhe teknologjitë inovative të rindërtimit të imazhit 3-D, thanë mjekët.

Advertisements

“Tumori malinj u hoq dhe veshka u shpëtua”, citohet të kenë thënë ata.
Ndërkohë, mediat thonë se pacientja, që ishte një grua 62-vjeçare, e që kishte fituar më herët betejën me një tjetër kancer të mushkërive, ishte në rrezik të një operacioni të suksesshëm për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

“Unë tashmë isha vizituar në qendra të ndryshme italiane të ekselencës, ku ata më thanë se e vetmja terapi ishte heqja e masës. Por anesteziologët më ofruan një rrezik 80% për të mos u zgjuar nga operacioni. Dhe kështu u ktheva te Molinette”, tha gruaja disa ditë pas operacionit.

Në kohën e operacionit, masa kishte kaluar 5 centimetra, duke komplikuar më tej rreziqet e operacionit.

Advertisements

“Kur shqyrtova dokumentacionin, menjëherë i thashë pacientit se çështja ishte jashtëzakonisht komplekse”, shpjegoi Profesor Paolo Gontero, drejtor i Universitetit të Urologjisë në spitalin Molinette, i cili kreu operacionin së bashku me mjekët Marco Oderda dhe Giorgio Calleris.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP