Kryeministri Edi Rama preku sërish sot çështjen e korrupsionit në sistemin e shëndetësisë duke deklaruar se një ose disa Tire nuk mund të hedhin hije mbi heroizmin e “bluzave të bardha” në Shqipëri.

Duke iu referuar përvojës së Turqisë në shëndetësi, Rama deklaroi se edhe ky vend ka pasur para 15 vitesh një situatë të vështirë. “Ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot”, theksoi kreu i qeverisë.

Advertisements

“Mjeket e Covid janë heronj, kanë punë përtej atyre që ne mund të kuptojmë. Është e dhimbshme që një Tire ose disa Tire të hedhin hije mbi heroizmin e tyre. Sistemi ndërtohet nga reforma, reforma kërkon kohën e vet. Ne i japim sistemit një fuqi të re, marrim nga eksperienca e transferimit të dijes, njohurinë që na duhet që ta përhapim në të gjithë Shqipërinë. Për këtë eksperienca e Turqve do na ndihmojë se dhe ata e kanë kaluar këtë proces. Kush e njeh historinë e transformimit të Turqisë, i përket një periudhe më të afër, e dini që përpara 15 vitesh ka pasur një situatë të vështirë, ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot. Ka ndjekur hapat që po ndjekim ne. Shumë kush flet sot për spitalet sikur vjen nga hëna, kur ne kemi marrë detyrën ishte një kohë kur nuk ishte pandemia por ishin njerëzit që vareshin në kangjellat e QSUT se nuk kishin ilaçe, shkonin në spital me batanije me vete, ishte katastrofë më vetë”, tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetaret në Fier”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP