Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, reagon për “BalkanWeb” pas akuzave të nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili theksonte se “kryeministri Edi Rama po vret shqiptarët, duke i vaksinuar pa doreza, si talebanët”.

E pyetur nga “BalkanWeb” pse vaksinimi anti-Covid po bëhet pa doreza, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, sqaroi se vaksinimi nuk kryhet te personat e sëmurë, ndaj dhe mjafton dezinfektimi i duarve.

Advertisements

“Procesi i vaksinimit është një proces i pastër, që nuk kryhet në persona të sëmurë. Prandaj dezinfektimi i duarve me alkool dhe dezinfektantë vazhdimisht parandalon çdo problem”, sqaroi Bino për “BalkanWeb”.

Ndërkohë, si përgjigje ndaj Vasilit, Bino solli në redaksinë e “BalkanWeb” dhe një fotografi të xhaxhait të saj, i cili shfaqet duke bërë vaksinën anti-Covid në SHBA, ku infermieri që e injekton është pa doreza.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP