KQZ ka numëruar mbi 700 mijë vota deri më tani në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.17% të votave.

Ndërkohë, e dyta është PDK me 17.32% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.18% të votave.

Advertisements

Aktualisht AAK ka 7.40% të votave, Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun dhe për të qenë pjesë e Kuvendit.

Të drejtë vote kanë pasur 1,794,862 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e përgjithshme në votime është rreth 47%. Në këto zgjedhje kanë garuar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

VV për herë të parë garës zgjedhore si subjekt politik i ka hyrë në vitin 2010 ku pati marrë 12,69 për qind të votave preliminare. Në zgjedhjet e vitit të kaluar ky subjekt ka marrë 26,27 për qind të votave. Ndërsa votat e diasporës akoma nuk kanë filluar të numërohen nga KQZ-ja.

Advertisements

Ajo që vlen për t’u theksuar në Kosovë është fakti se numërimi i votave po shkon drejt përfundimit në një kohë shumë të shpejtë, ndërkohë që të gjitha palët e kanë pranuar rezultatin dhe vullnetin e shprehur nga ana e qytetarëve.

Të gjithë drejtuesit e partive janë shprehur se njohin rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti shpallën mbrëmë pas mesnate fitoren e tyre. Kurti tha se ai nuk do të jetë hakmarrës ndaj askujt, ndërsa shtoi se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioriteti më i madh i qeverisjes së tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP