Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca në provincë nga muaji mars, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, duke shtuar se masa e izolimit nëpër fundjava, me qëllim të luf.timit të koronavirusit, do të hiqet varësisht nga shkalla e infektimit.

Nga muaji dhjetor, autoritetet turke zbatojnë masën e iz.olimit të ash.për nëpër fundjava.

Advertisements

Mirëpo Turqia tani planifikon hapjen e shkollave nga 1 marsi, ndërkohë që në kuadër të fushatës së vaks.inimit deri më tani janë vaks.inuar 5.7 milionë njerëz, me vaksina të kompanisë kineze, Sinovac.

Duke folur pas takimit me kabinetin e tij në Ankara, Erdogan ka thënë se planifikon hapjen e kafeneve dhe restoranteve, të cilat janë mbyllur prej disa muajsh, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të Turqisë që të respektojnë rregullat për luftim të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Ne do të kategorizojmë provincat me rrezik të ulët, të mesëm, të lartë dhe shumë të lartë, varësisht nga shkalla e infektimit. Në fillim të muajit mars ne do të nisim periudhën graduale të normalizimit”, ka thënë ai.

Advertisements

“Ne do të largojmë gradualisht kufizimet, duke nisur nga fundjavat, bazuar në infektim, vak.sinim dhe kritere tjera në provinca”, ka thënë mes tjerash presidenti turk.

Prej shpë.rthimit të pandemisë, autoritetet turke kanë regjistruar 2.6 milionë raste të infektimit me koronavirus. Prej tyre 27,000 pacientë kanë vde.kur.

Ndonëse fushata e vaks.inimit ka nisur muajin e kaluar, numri i rasteve të reja të infektimit vazhdon të jetë mes 6,000 apo 8,000 brenda ditës./REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP