As dëbora dhe ngricat nuk e pengojnë Arben Abazin në zhytjen e tij dimërore në ujërat e detit Jon.

Në temperatura mjaft të ulëta sot 37-vjeçarin e gjetëm në breg të detit në Vlorë, për zhytjen e radhës. Në det nuk qëndron më shumë se 10 minuta, aq sa i duhen për dobitë shëndetësore që thotë se i sjell një sport i tillë.

Advertisements

I apasionuar pas dallgëve që 7-vjeç, Arbeni çdo dimër përjeton aventura në det. Notari i pazakontë ka një këshillë për të gjithë, ta shfrytëzojnë detin në çdo stinë, pasi uji është jetë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP