Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një video nga salla e operacionit, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, që të injektoj me vaksinën kundër koronavirusit edhe mjekët dhe punonjësit shëndetësor që punojnë në spitalet private pasi edhe ata sipas saj janë në vijën e parë të koronavirusit.
TIRANË- Lida Shosha, kirurge e përgjithshme në spitalin Amerikan ditën e sotme është shprehur e zhgënjyer nga qeveria, pasi ditën e sotme kjo e fundit ka vendosur që të vaksinojë dhe stafet mjekësore në rrethe ku vaksinën kundër koronavirusit do ta marrin vetëm bluzat e bardha që punojnë në spitalet shtetërore.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një video nga salla e operacionit, i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, që të injektoj me vaksinën kundër koronavirusit edhe mjekët dhe punonjësit shëndetësorë që punojnë në spitalet private pasi edhe ata sipas saj janë në vijën e parë të koronavirusit.

Advertisements

POSTIMI I PLOTË:

Po mjekët dhe stafi mjekësor i spitaleve private të Tiranës, kur do vaksinohen ?
Apo ne shesim domate. Jemi punonjes te shëndetësise, te licensuar konform regullave e ligjeve te shtetit shqiptar, si gjithë te tjerët. Paguajmë siguracionet, taksat, detyrimet , tatimet një më një, deri tek taksa per barin jeshil qe se shohim gjëkundi e cfarë u teket qeveritarëve. Zonja ministre, ne kemi shërbyer nonstop, pa mbyll spitalet asnjë ditë, mes covidit, dhe kemi zgjidhur gjithcka kur pavionet tuaja ishin mbyll vec infektivit, QSUT u infektua, e mjekët i cove në shtëpi. Ngarkesa dërrmuese është në Tiranë , ku vijnë pacientët nga gjithë Shqipëria e Kosova. Kur ju deshën spitalet, ju ofrua gjithcka, tani ca te nënës e ca te njerkës. Janë me mijëra qytetarë që kanë marë shërbime te urgjencave nga me madhoret kirurgjikale e jo kirurgjikale e deri ne konsultat ambulatore multidisiplinare. Shyqyr qe na zuri dhe e kaluam,si unë si pjesa dërrmuese e stafit, se sinqerisht nga ju,presim vec foto me stetoskop ne dore, nga malet me dëborë. E zhgënjyer.

blob:https://www.facebook.com/90c30239-9e9c-41ce-aedb-75c276c9ce27

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP