Faxweb.al mëson detaje të reja nga arr.stimi i një 24-vjeçari, për shkak se kishte god.itur mjekun gjatë ushtrimit të detyrës.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërkohë që 24-vjeçari me inicialet L.B ka qenë i afërmi i një pacienti të shtruar, dhe ka pasur pretendime sa i takon kurimit nga mjeku në detyrë.

Advertisements

I riu ka pasur pretendime lidhur me trajtimin që i është bërë të afërmit të tij, dhe për këtë ka god.itur një prej mjekëve të spitalit Infektiv, ndërsa burimet bëjnë me dije se mjeku që është goditur është Petrit Gjorgji, mjek infek.sionist pranë urgj.encës së Infektivit.

Arrestimi i 24-vjeçarit është kryer nga efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë, ndërkohë që nga spitali Infektiv ditëve të fundit janë prodhuar një seri lajmesh të natyrave të ngjashme. Shtimi i numrit të pacientëve, dhe puna me kapacitet të plotë, ka bërë që mjekët dhe familjarët e pacientëve jo në pak raste të përplasen mes tyre, ndërkohë që kulmi u shënua edhe në denoncimin tr.onditës që u bë në Fax News, ku dy motra denoncuan vdekjen e të atit të tyre, që në pretendimin e ngritur thuhej se nuk i ishte bërë shërbimi i duhur.

Mjekja që u denoncua ishte Migena Qato, që sipas vajzave të Rifat Lalos, nuk i kishte bërë as skaner pacientit, i cili ndërroi jetë pak orë pasi mbërriti në spitalin Infektiv.

Advertisements

Nga ana tjetër pak ditë më parë edhe mjekja Najada Çomo bëri një denoncim në polici, për një të re nga qyteti i Beratit që e përndiqte vazhdimisht me telefonata, ndërkohë që çështja i kaloi Policisë.

Në dhjetra intervista që gazetarët bëjnë në oborret e spitaleve, pretendimet e familjarëve janë se u mungon informacioni për të afërmit e tyre, dhe se mjekët nuk kanë komunikimin e duhur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP