Shefja e Pavionit në QSUT, kirurgia onkogjinekologe Silvana Celiku, ka falenderuar publikisht kolegët e saj, doktor Tritan Kalon dhe prof. Najda Çomon, për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në facebook dy gëzime, për të cilat thotë se është vështirë të gjenden në ditët që po jetojmë.

Advertisements

Mikesha e saj Dhurata Tarifa e kaloi Covid-in pas një beteje dyjavore shumë të ashpër me virusin. Krahas kësaj, doktoreshë Silvana Çeliku me emocion të papërshkrueshëm tregon se sa e lumtur ndihet që bashkëshorti i saj u vaksinua sot ndaj Covid-19.

Shënimi i plotë i Çelikut

Te jesh e lumtur ne keto kohe te veshtura,eshte privilegj i madh dhe une sot ndihem e tille. Kam dy gezime miqte e mi: separi shoqja ime e mire dhe e shtrenje Lata(Dhurata Tarifa),pas nje lufte 2 javore ne gjendje te rende,e Fitoi betejen me virusin.Faleminderit Prof. Kalo,Prof Najada,dr Mira qe na ndenjet prane dhe luftuat fort me ne. Falemindert mjekeve te mi te sherbimit Onkologjik( me ndonje perjashtim por te parendesishem) qe e mbeshtetet pa kushte kolegen tuaj te pazevendesueshme e engjellore. Ju dua fort e do tu jem perhere mirenjohes.

Advertisements

Do pyesni ju po gezimi i dyte? Shoku im i jetes dhe i punes,gjysma me e bukur e qenies time beri sot vaksinen. Nuk besoj se do te lumturohem kaq shume kur te vaksinohem dhe vete. Kjo dite me dukej shume e larget,por ja qe erdhi. Uroj qe secili nga ju ne kete fundjave qe besoj te jete me diell te keni nga pak lumturi e shume shendet ne shtepite tuaja. Ju dua e ju respektoj shume miqte e mi te FB,kudo ku ndodheni.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP