Moti i ftohtë ka përfshirë në dy ditët e fundit edhe Greqinë duke bërë që temperaturat prej rreth 21 gradësh celcius të së premtes të bien nën zero të hënën dhe duke sjellë reshje bore në Athinë.

Autoritetet i kanë bërë apel publikut të kufizojë lëvizjet jashtë, me përjashtim të rasteve të domosdoshme, ndërsa autostrada kryesore që nga Athina të çon në veri, është mbyllur për shkak të borës së rënë.

Advertisements

Temperaturat në disa pjesë të Kozanit, në Greqinë veriore, ranë deri në -20 gradë celcius ndërsa një erë e fortë është përplasur mbi ishujt grekë, me shpejtësinë që arrinte deri në 120 km në orë.

Reshje të mëdha bore janë parashikuar në Greqinë qendrore, jugore dhe lindore gjatë të martës, përfshirë kryeqytetin grek dhe ishullin jugor të Kretës.

Ndërsa bora është e zakonshme në veriun e Greqisë, gjatë dimrit, ajo është e rrallë në ishuj dhe në Athinë. Sidoqoftë, fëmijët janë ata që po e shijojnë në maksimum situatën e krijuar.

Advertisements

Është një kënaqësi e madhe për fëmijët që kanë qëndruar të mbyllur në shtëpi për shumë kohë. Është një ditë ndryshe për ta, që janë mësuar të qëndrojnë vetëm përballë një monitori, për mësimin online.

Reshjet e borës, nuk kanë munguar edhe në vendet e tjera të ballkanit, përfshirë këtu vendin tonë, por edhe Turqinë. Kjo e fundit është përfshirë po ashtu nga një valë të ftohti, me qytetin e dytë më të madh të saj, Stambollin, që është mbuluar tashmë nga bora.

Por, i ftohti nuk i ka ndalur turistët që të shijojnë panoramën e bardhë të Stambollit, dhe fëmijët që të luajnë në parqe pas reshjeve të borës që pasuan javë të tëra moti të nxehtë në Turqi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP