TIRANË– Kataldo Kuliçi është pran gosur nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim. 24-vjeçari, i arrestuar për gjobvënie akuzohet se përmes një video intime,ka shant azhuar ish-të dashurën për t’i dhënë para.

Prej kohësh, ai i kërkonte një shumë të konsiderueshme parash, konkretisht 5 mijë eurosh në mënyrë që të mos e publikonte online. Kjo ishte hera e dytë që ai kërkonte para nga ish-partnerja e tij. Vajza vendosi që të denonconte në Polici, pasi herën e parë që Kuliçi kishte kërkuar para, ajo i kishte dhënë menjëherë 3 mijë euro.

Advertisements

24-vjeçari jetonte më së shumti në Britani të Madhe, dhe mësohet se edhe atje ka qenë i proceduar penalisht për vje dhje.

” Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. K., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhu nës për dhënien e pasurisë”, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur një shtetase, duke e shtrënguar për dhënie pasurie,”-shkruhet në njoftimin e Policisë.

(k.m/dosja.al)

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP