Kanë nisur bisedimet mes ndërmjetësve të Borusia Dortmund dhe përfaqësuesve të Thomas Strakosha. “Sky Sport Italia”, raporton se së fundmi janë zhvilluar kontaktet e para mes përfaqësuesve të Strakoshës dhe Dortmundit.

Këta të fundit janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye kanë piketuar gardianin e Shqipërisë, me të cilin kanë nisur bisedimet. Ishte vetë Strakosha i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, u shpreh se do i pëlqente të luante për verdhezinjtë dhe duket se kjo mund të realizohet nga sezoni i ardhshëm.

Advertisements

25-vjeçari po kalon një sezon të vështirë te Lacio, teksa është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Strakosha ka kontratë deri në verën e vitit tjetër me Lacion, por aventura me bardhekaltrit mund të mbyllet që këtë verë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP