Vatikani ka vendosur se ata që zgjedhin të mos vaksinohen kundër koronavirusit, do të pushohen nga puna.

Vaksinimi është vullnetar, por një dekret i Presidentit të Komisionit Papnor të Shtetit të Qytetit të Vatikanit, Kardinali Giuseppe Bertello, parashikon për punonjësit që nuk marrin vaksinën, të cilën Vatikani i ka vënë në dispozicion për të gjithë punonjësit e shtetit, nuk do të kenë mundësinë që të punojnë.

Advertisements

Për ata që refuzojnë “pa arsye të provuara shëndetësore”, dekreti i referohet një ligji të Vatikanit të vitit 2011 i cili parashikon, për ata që nuk i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore sipas detyrës zyrtare, “pasoja të shkallëve të ndryshme që mund të çojnë në përfundimin e marrëdhënies së punës”, shkruajnë mediat italiane.

Dekreti i lëshuar në këto ditë flet për rregullat e tjera që duhen respektuar në rast pandemie, nga distancimi në ndalimin e tubimeve, nga maskat në karantinë dhe parashikon gjobat financiare në rast të mosrespektimit të dispozitave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP