Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu teksa ka publikuar një foto ku shfaqet në krah të liderit historik, ish-Presidentit Ibrahim Rrugova ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Spahiu shkruan së fatkeqësisht pas vdekjes së Ibrahim Rrugovës, partia e tij nga 80% u katandis dje 13%. Nisur nga ky rezultat, Spahiu bën një paralelizëm me Partinë Demokratike në Shqipëri.

Advertisements

Nëse largohet Sali Berisha nga politika, Spahiu paralajmëron se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Partinë Demokratike. Mirëpo për sa kohë që Berisha vazhdon të jetë pjesë e politikës, sipas Spahiut në Shqipëri do të vazhdojë avazi.

“Fatkeqsisht pas vde kjes se Ibrahim Rugovës, partia e tij nga 80% u katandis dje 13%. Imagjinoni çdo ndodh me Partinë Demokratike pasi të mos jetoj Sali Berisha.

Gjithsesi dje në Kosovë humbësit e njohën rezultatin dhe uruan fituesit. Në Shqipëri do vazhdoj avazi…..”, shkruan Spahiu.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP