Ditën e sotme një video u bë virale nga kryeqyteti ku një shofer i linjës së urbanëve të Kombinatit, ktheu autobusin në mes të rrugës duke ‘kapërcyer’ trafikndarëset.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar dhe Policia Rrugore e Tiranës e cila ka njoftuar identifikimin e shoferit të autobusit dhe pezullimin e lejes së tij të drejtimit.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Nisur nga pamjet e publikuara në disa media sociale, ku shfaqet një autobuz i një linje të transportit publik qytetas duke kapërcyer trafik ndarësin në një nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autobuzit dhe të drejtuesit të tij.

Pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme, Policia Rrugore ka proceduar me pezullimin të lejes së drejtimit, drejtuesin e autobuzit, shtetasin S. N., për shkeljen e parashikuar në nenin 174 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë “Kthimi i sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit, edhe aty ku ai mungon, si dhe kalimi në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar”.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP