Ndryshe nga një ditë më parë, ku rastet e reja të infektuarve dhe vdekjeve kishin një rënie të lehtë, këtë të martë në Itali, është regjistruar një rritje e ndjeshme.

Sipas autoriteteve, 10.386 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19, ndërsa numri i viktimave ishte 336.

Advertisements

Mediat italiane shkruajnë se numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është në rënie. Në të gjitha spitalet e vendit janë 2.074 pacientë në terapi intensive, pra 15 më pak se një ditë më parë.
Në të gjithë territorin italian, aktualisht janë të infektuar 393,686.

Sa i përket të shënuarve që prej fillimit të pandemisë janë 2.251.734 persona, ndërsa fatkeqësisht 94.171 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP