Rey Manaj shënoi dy herë në sfidën mes Barcelonës B dhe Prat në Segunda Division B (kategoria e tretë spanjolle), duke u dhënë po kaq herë avanatazhin katalanëve, që gjithsesi në fund u barazuan 2-2 dhe nuk morën më shumë se një pikë.

Nëse në fushë gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një surprizë të pakëndshme kur u rikthye në shtëpi, pasi pa që hajdutët ishin future dhe kishin grabitur disa sende me vlerë e një shifër monetare.

Advertisements

Lajmi nisi të qarkullojë paraditen e sotme, ndërsa më vonë ishte vetë Manaj që konfirmoi grabitjen, por theksoi se lumturia e tij e vërtetë është familja dhe jo sendet në kasafortë.

“Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkroi Manaj në rrjetet sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP