Një i ri nga Shqipëria po vendos vendin e tij në hartën botërore në industrinë e marketingut digjital. Quhet Luis Begaj, dhe është 21 vjeç. Luisi është një ekspert i ri dhe energjik i mediave sociale nga Durrësi, Shqipëri.

Ai është një nga tregtarët digjitalë me rritjen më të shpejtë në Evropë. Dhe jo vetëm si tregtar i mediave sociale, por Luisi gjithashtu po bën emër në industrinë e dërgesave të drejtpërdrejta (drop-shipping – formë e efektshme biznesi me pakicë, ku shitësi pranon porosi të klientit, por nuk i mban mallrat e shitura në magazinë).

Advertisements

Në vend të kësaj, në një formë menaxhimi të zinxhirit të furnizimit, ai transferon porositë dhe detajet e dërgesave të tyre tek prodhuesi, shitës me shumicë, shitës me pakicë tjetër ose shtëpi përmbushjeje, që më pas i dërgon mallrat drejtpërdrejt te klienti. Si i tillë, shitësi me pakicë është përgjegjës për marketingun dhe shitjen e një produkti, por ka pak ose aspak kontroll mbi cilësinë e produktit, ruajtjen, menaxhimin e inventarit ose transportin.

Kjo eliminon kostot e mirëmbajtjes së një depoje – apo edhe të një dyqani me tulla dhe llaç, blerjen dhe ruajtjen e inventarit dhe punësimin e stafit të nevojshëm për funksione të tilla. Si në çdo formë tjetër të shitjes me pakicë, shitësi bën fitimin e tyre në diferencën midis çmimit me shumicë dhe pakicë të një artikulli, minus çdo tarifë përkatëse e shitjes, tregtarit ose transportit që i takon – sipas Wikipedia-s).

Luisi, që banon në Durrës, filloi karrierën e tij në sferën e marketingut digjital vetëm para pak kohësh. Duke qenë se ai aktualisht ka më shumë se 46 mijë ndjekës në Instagram, mund të themi se ai po punon shkëlqyeshëm. Madje, dhe për marketologët me përvojë, është mjaft e vështirë të të kapin këto nivele pajtimtarësh.

Advertisements

Kur u pyet për përpjekjet e tij, Luis thotë: “Ka shumë probleme. E rëndësishme është të përqendrohesh dhe të jesh të etur për të mësuar. Fatmirësisht, në ekipin tim kisha shumë mbështetës, të cilët i falënderoj shumë. Kemi qëndruar pozitivë dhe të kokulur. Është kjo që të detyron të ecësh përpara”.

Dëgjoni këtë të ri duke folur për rrugëtimin e tij. Ai i bën të gjitha këto të duken kaq të thjeshta dhe të lehta. Mund të duket sikur Luisi ka fituar gjithçka rehat-rehat dhe pa mundim. Por realiteti është se pati shumë dështime dhe iu desh durim për të arritur atje ku është sot.

Luisi është marketolog-autodidakt i mediave sociale, dhe duke mos pasur praktikisht kurrfarë udhëzimesh se si ecet përpara, ai u përball me shumë pengesa. Por qysh në fillim e mbajti veten të motivuar.

Për njerëz si Luisi, që përpiqen të ngrihen nga e para, nuk është kurrë e lehtë, por edhe kurrë e pamundur. Ju duhet të vazhdoni të nguteni. Dhe mënyra se si ai merret me situata të vështira tregon dashurinë dhe përkushtimin për punën dhe pasionin e tij. Luisi do të jetë histori frymëzuese për rininë qe aspiron në këtë industri.

Përkthyer nga portali “businessdeccan.com” /Th. M /DurresLajm

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP