Një 35-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Familjarët kanë thënë se i riu kishte 4 fëmijë dhe dilte për të mbledhur nëpër kazanë për t’u siguruar bukën fëmijëve të tij.

Advertisements

Ata janë shprehur se ambulanca ka ardhur e ka parë të shtrirë në tokë dhe nuk e kanë marrë.

Sipas tyre duhet të hetohet se kush e ka lënë atë kabullin e shtrirë aty, pasi nuk ka qenë më përpara.

Viktima Amarildo Basi është i komunitetit rom dhe jetonte në kushte të vështira bashkë me familjen e tij.

Advertisements

“Nuk duam ta çojmë Amarildon në morg. Ai kërkonte hekura se ka një tufë me fëmijë. Është babai i 4 fëmijëve. Ambulanca ka udhëtuar gjysmë ore dhe nuk e kanë marrë.

Ai nxirrte shkumë nga goja dhe këta nuk kanë ardhur. Kemi marrë edhe policinë dhe nuk kanë ardhur. Ka ardhur ambulanca e ka parë të shtrirë dhe nuk e ka marrë. Ai dilte bridhte nëpër kazanë për të ngrënë burg. Si ka mundësi që ka ardhur ai kabulli këtu në lagje”,- thonë familjarët e 25-vjeçarit në një intervistë për Fax News.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP