Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisherti ka treguar për emisionin ‘Hard talk’ se gjatë jetës së tij la ushtruar disa profesione, si mësues matematike, trajner futbolli dhe ka si pasion kitarën.

-Çfarë angazhimesh të tjera keni pasur përveç se keni qenë mësues?

Advertisements

-Unë kam marrë të gjithë librat e trajnerit të futbollit dhe kam marrë licencën për trajner futbolli.

-Në cilin vit kjo?

-Në vitin 1990. U bëra këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Atëherë ishte trajner një gjerman.

Advertisements

-Cilët futbollistë të dëgjuar keni trajnuar ju?

-Ilir Kepën, golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Edi Martinin, Çlirim Basha etj. Për këtë po shkruaj dhe një libër.

-Të gjithë deputetët lëvizin me fouristrada luksoze, ju jeni i vetmi që lëvizni me biçikletë. Pse përdorini biçikletë?

-Unë e kam fouristradën gri. Duke udhëtuar me biçikletë unë jam larg trotuareve ku kalojnë njerëz dhe në këtë mënyrë nuk mund të infektohem me Covid-19. E dyta, më bën mirë të lëviz fizikisht. Ajo biçikleta që kam unë e çon shalën në funksion të dëshirës që ke, dhe e ke më të lehtë të ikësh në rast të një problemi që mund të kesh.

-Po pasione të tjera ke?

-Po, kam kitarën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP