Duke qenë se pandemia e Covid-19 ka prekur mbarë botën dhe ka shkaktuar situata të jashtëzakonshme deri në humbje të miliona jetëve, për këngëtaren kosovare Filloreta Raçi nuk ka rregulla dhe përgjegjësi sociale që mund ta ndalojnë.

Në mes të pandemisë, ku edhe vetë Kosova është në situatë kritike, këngëtarja e njohur nga të gjithë si Fifi, ka mbledhur një publik të gjerë duke mbajtur një koncert në Ferizaj.

Advertisements

Fifi dhe pjesmarrësit në koncert shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit teksa këndonin e dëfrenin me këngët e saj duke mos respektuar asnjë prej rregullave anti-Covid.

Për më tepër është vetë këngëtarja, që me krenari e ka shpërndarë videon në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërsa ndjekësit ngrenë shqetësimin e pasojave të virusit tek njerëzit e pranishëm në koncert. Nga ana tjetër këngëtarja gjithë krenari për gjestin e bërë përgjigjet: E kam dj eg virusin sonte, m’fal për modestinë.

Advertisements

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP