Një i moshuuar ka humbur jetën në Greqi 8 minuta pas vaksinimit nga Covid-19. Newsbeast shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ishullin e Kretës.

Por sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja e 85-vjeçarit ka ndodhur për arsye të tjerë që nuk kanë lidhje me vaksinimin e popullsisë. Raporti i autopsisë tregoi se vdekja e të moshuarit ka ardhur për shkak të sëmundjes së stenozës koronare dhe sëmundjes hipertrofike të zemrës, të cilat nuk kanë lidhje me Covid-19 apo vaksinimin.

Advertisements

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 173,905 persona pozitiv me Covid, ndërsa 6,181 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë që vaksinimi në Greqi ka nisur në datë 27 dhjetor të vitit të kaluar me vaksinën Pfizer/BioNtech.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements