Reperi i njohur, Ketchy The Great, ka ndërruar jetë pasi u përfshi në një aksident me veturë.

Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i tij, ndërsa edhe postimet nga miqtë e tij erdhën në rrjetin social Twitter, shkruan Mirror.

Advertisements

Ylli, emri i vërtetë i të cilit është Jameon Davis, është i njohur për punën në grupin Stinc Team.

Famën reperi e mori në një paraqitje që bëri në Los Angeles, duke mbajtur ‘freestyle’ në publik.

“If I Go Broke” ishte projekti muzikor i parë që erdhi në treg 2017, kurse u prit tejet mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

Advertisements

Theksojmë Ketchy do të mbahet mend si artist, përfshirë edhe për prodhimtarinë muzikore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP