‘Ashtu, hajde mos u dorëzo!’, të rinjtë shtyjnë makinën mes bores, e moshuara nuk mbërrin dot në spital, ndërron jetë rrugësPamje nga videoja
15 Shkurt, 2021 10:11
DIBËR– Dalin pamje nga një operacion shpëtimi në fshatin Limaj të Dibrës. Një e moshuar, në gjendje të rëndë shëndetësore është munduar të nxirret nga fshati për t’u kuruar në qytet.

Por për shkak të dëborës, rruga është bllokuar, dhe të rinjtë e familjes janë dashur që të shtyjnë me dorë mjetin ku ishte vendosur e moshuara, të cilën më pas e kanë transportuar me batanije. Megjithatë edhe pas përpjekjeve të tyre, e moshurave nuk ka mundur që të shpëtojë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements